Arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit, trafikanti i drogës nga Kazakistani

Arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit, trafikanti i drogës nga Kazakistani

11:54, 16/07/2022

Policia kufitare shqiptare ka arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, një  32-vjeçar me origjinë nga Kazakistani që banonte në Gjermani, A.K. Ky person rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan njoftuan se falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten më 27 prill 2022 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco