Arabia Saudite hap fluturimet për Izraelin

Arabia Saudite hap fluturimet për Izraelin

14:54, 15/07/2022

Autoritetet në Arabinë Saudite vendosën të ndërmarrin një vendim historik duke hapur hapësirën ajrore për të gjithë linjat civile, pa diskriminuar askënd, përfshirë këtu dhe fluturimet nga Izraeli.

Lajmi u mirëprit dhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili është duke zhvilluar një tur në Lindjen e Mesme, i pari që nga nisja e mandatit të tij.

Sipas Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan vendimi erdhi si pasojë e angazhimit diplomatik disamujor të presidentit Biden me Arabinë Saudite, që kulmoi me vizitën e tij në këtë vend.

Sallivan shtoi se hapja e hapësirës ajrore e bën Lindjen e Mesme më të integruar, të qëndrueshme dhe të siguritë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco