I shpëtoi disa herë vdekjes, vritet në mes të lokalit anëtari i klanit të njohur mafioz

I shpëtoi disa herë vdekjes, vritet në mes të lokalit anëtari i klanit të njohur mafioz

09:40, 18/06/2022

Një nga anëtarët e rëndësishëm të klanit mafioz ‘Skaljar’ Miliq Minja Shakoviq, është vrarë mbrëmjen e djeshme në Budva sipas medias serbe Vijesti.

Sipas informacioneve jo zyrtare Shakoviq është vrarë në lokalin ‘Korkovado’ në Budva.

Një prej burimeve është shprehur se se Shakoviq është ishte ulur në një tavolinë në rreshtin e parë dhe se shpina e tij ishte përballë shëtitores, kur një burrë me këmishë të bardhë dhe kapele iu afrua dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij.

Ndërsa një tjetër burim thotë se një burrë që ishte ulur në tavolinën pranë tij e cili nuk ishte i maskuar ka qëlluar Shakoviqin.

Miliq Sakoviq ka arritur t'i shëptojë disa hërë vdekjes por siç duket mbrëmja e djeshme ka qënë fatale për të.

Vijest shkruan se ai ishte shumë i kujdesshëm dhe rrallë dilte nga shtëpia dhe lëvizte vetëm me nj makinë të blinduar i shoqërura me truproje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco