Gjashtë truprojat e kancelarit Scholz plotësojnë ëndërrrën e tyre, takohen me vëllezërit Klitschko

Gjashtë truprojat e kancelarit Scholz plotësojnë ëndërrrën e tyre, takohen me vëllezërit Klitschko

08:08, 18/06/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka vizituar të enjten Kievin.

Skuadra e cila ishte ngarkuar me detyrë të siguronte mbrojtjen e Scholz, ishte e përbërë nga gjashtë truproja.

Nexta ka publikuar në profilin në Twitter, një foto të truprojave me dy vëllezërit Klitscho.

Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, dhe vëllait të tij Wladimir Klitschko, të dy kampionë të botës në boks për peshat e rënda.

“Gjashtë truprojat e Olaf Scholz, të cilët kanë garantuar sigurinë e tij gjatë vizitës në Kiev, duket se kanë përmbushur ëndrrën e tyre- ata bënë një foto me vëllezërit Klitschko”, shkruan Nexta.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, vëllezërit Klitschko i janë përgjigjur menjëherë kërkesës për të dalë në mbrojtje të adheut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco