Kaos me valixhet në aeroportin Heathrow të Londrës, arsyet

Kaos me valixhet në aeroportin Heathrow të Londrës, arsyet

07:55, 18/06/2022

Mungesa e stafit në Aeroportin Heathrow të Londrës , e kombinuar me një “problem të sistemit të bagazheve” krijoi një 'det' me bagazhe pasagjerësh “jetimë” .

Skenat kaotike me qindra valixhe të grumbulluara jashtë një terminali në aeroportin më të ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar,  u regjistrua nga një reportere i Sky News.

"Kishte grupe valixhesh pa pronarë të grupuar rreth rripave të ndryshëm transportues," tha Deborah Hines, e cila i tha stafit të aeroportit se kishte një "problem të sistemit të bagazheve".

“Punonjësit dukej se po përpiqeshin t’i rregullonin valixhet pranë shtyllave me shkronjat e alfabetit të ngulur në to, ndoshta do të përputheshin me emrin e pronarit të secilës çantë”, vlerësoi gazetari.

Sipas një zëdhënësi të Heathrow, “kishte një problem teknik me sistemin e bagazheve të Terminalit 2, i cili tani është zgjidhur. Pasagjerët tani mund të bëjnë check-in normalisht, por disa pasagjerë që u larguan nga Terminali 2 më herët sot mund të kenë udhëtuar pa bagazhet e tyre. “Ne punojmë ngushtë me linjat ajrore për të ribashkuar pasagjerët me bagazhet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco