'Qytetarët ukrainas nuk presin asgjë të re nga vizita e liderëve europianë në Kiev'

'Qytetarët ukrainas nuk presin asgjë të re nga vizita e liderëve europianë në Kiev'

10:08, 16/06/2022

Kryeministri italian Mario Draghi, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë mbërritur sot në Kiev ku do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Për tre liderët europianë kjo është vizita e tyre e parë në Kiev që kur trupat e Vladimir Putinit pushtuan Ukrainën.

‘Tre liderët evropian do të gjejnë një Kiev të ndryshëm nga ajo që kemi parë në javët e para të konfliktit’ është shprehur korrespodenti i Mediasetit Fausti Biloslavo i cili shton:

'Qyteti ka ndryshuar pozitivisht, ka trafik makinash dhe fëmijë që ngasin skuterin elektrik por ka dhe shumë probleme'.

Megjithatë sipas korrespodentit, problemet e qytetarëve ukrainas janë mbi të gjitha ekonomike dhe vizitën e tre liderëve evropian nuk e shohin mirë.

‘Njerëzit janë të informuar për vizitën e Draghit, Scholz dhe Macronit, por ata janë të pak të lodhur nga këto vizita sepse e dinë se nuk çojnë askund. Njerëzit nuk e dinë se si do të shkojë kjo luftë dhe të gjitha këto vizita që përsëriten njësoj e kanë mërzitur pak popullsinë sepse nuk shohin zgjidhje.’ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco