Amerikanëve u kërkohet të mos e vizitojnë Ukrainën

Amerikanëve u kërkohet të mos e vizitojnë Ukrainën

09:59, 16/06/2022

Shtëpia e Bardhë po u bën thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë në Ukrainë pasi dolën raporte se forcat ruse kishin kapur dy shtetas amerikanë që po luftonin përkrah mbrojtësve ukrainas.

John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u tha gazetarëve se nëse raportet janë të vërteta, SHBA "do të bëjë gjithçka që mundet" për t'i rikthyer ata, raporton Independent.

Robert Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27, thuhet se u kapën ndërsa luftonin me ukrainasit në Kharkiv.

Thuhet se janë amerikanët e parë që u kapën robër nga rusët që nga fillimi i luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco