OBSH: Europa në 'epiqendrën' e shpërthimit të lisë së majmunëve

OBSH: Europa në 'epiqendrën' e shpërthimit të lisë së majmunëve

10:00, 16/06/2022

Europa mbetet në "epiqendrën" e një shpërthimi mbarëbotëror të lisë së majmunëve, tha të mërkurën zyra rajonale europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Janë 25 vende në rajon që kanë raportuar më shumë se 1,500 raste - 85% e totalit global, thanë ata.

"Përmasat e këtij shpërthimi përbën një rrezik real; sa më gjatë të qarkullojë virusi, aq më shumë do të zgjerojë shtrirjen e tij dhe aq më e fortë do të bëhet baza e sëmundjes në vendet jo-endemike," tha drejtori rajonal për Europën Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje pacientëve me raste të dyshuara ose të konfirmuara që të izolohen derisa të mos kenë më simptoma.

Kluge bëri thirrje kundër stigmatizimit të popullatave të caktuara, duke thënë se virusi nuk ishte "i lidhur me ndonjë grup specifik".

"Vaksinimi masiv nuk rekomandohet ose nevojitet në këtë kohë."

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur shpërthimin mbarëbotëror si "të pazakontë dhe shqetësues".

Ekspertët e OBSH-së do të vendosin javën e ardhshme nëse do ta shpallin sëmundjen emergjencë globale shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco