Liderët e BE në Kiev për të kundërshtuar kritikat për mbështetjen e tyre

Liderët e BE në Kiev për të kundërshtuar kritikat për mbështetjen e tyre

09:41, 16/06/2022

Nga Joe Inwood, BBC

Tre liderët më të fuqishëm të Bashkimit Europian janë vendosur në një front të bashkuar.

Mario Draghi i Italisë, Emmanuel Macron i Francës dhe Olaf Scholz i Gjermanisë mbërritën së bashku për në Kiev- duke kërkuar që të kundërshtojnë kritikat për mbështetjen e tyre për Ukrainën, që perceptohet sikur ka qenë e vakët.

Vizita vjen një ditë përpara se Komisioni Europian të vendosë për rekomandimin mbi statusin e Ukrainës si një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE.

Duke folur përpara udhëtimit, presidenti Macron tha: “Ne jemi në një pikë kur duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne evropianët, ndaj Ukrainës dhe popullit të saj, në një kohë kur ajo po reziston heroikisht”.

Kjo rezistencë ka qenë shumë e varur nga mbështetja ushtarake e huaj.

Paketa e fundit e ndihmës amerikane është shumë e nevojshme. Ajo përfshi 18 copa artilerie obusi dhe mijëra predha- plus dy sisteme të mbrojtjes detare- të gjitha të mirëpritura ngrohtësisht nga ukrainasit.

Pyetja kryesore është: sa shpejt kthehen premtimet në Uashington në realitet në frontin lindor?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco