Finlanda në NATO/ Lëvizja që shënon një ndryshim të madh gjeopolitik

Finlanda në NATO/ Lëvizja që shënon një ndryshim të madh gjeopolitik

10:14, 12/05/2022

Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Kjo lëvizje e rëndësishme vjen në mesin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

Nga Katya Adler, BBC

Ky është një ndryshim shumë i madh gjeopolitik për Finlandën. Për dekada ajo kishte zgjedhur të punojë me NATO-n, në vend që të ishte pjesë e saj, derisa Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën.

Mbështetja politike për anëtarësimin në NATO është rritur, duke nxitur një shtytje politike për t’u anëtarësuar- këtu në Finlandë si dhe në Suedinë fqinje- megjithëse atje pengesat për të aplikuar për anëtarësim janë më pak komplekse.

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës thanë sot se anëtarësimi në NATO do të forconte sigurinë e vendit të tyre, si dhe do të forconte vetë aleancën.

Finlanda ka një ushtri të pajisur mirë dhe të sofistikuar. Ajo gjithashtu ndan një kufi prej 1300 kilometrash të gjatë me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco