Pse po digjen vilat e pushtetarëve në Sri Lanka dhe po vlon zemërimi?

Pse po digjen vilat e pushtetarëve në Sri Lanka dhe po vlon zemërimi?

14:25, 11/05/2022

Ka pasur skena të dhunshme në Sri Lanka, me turma që kanë vënë në shënjestër shtëpitë e figurave të shquara politike,  përfshirë familjen në pushtet Rajapaksa.

Kryeministri Mahinda Rajapaksa ka dhënë dorëheqjen lidhur me trajtimin nga ana e qeverisë të krizës më të keqe ekonomike të vendit ishullor që nga fitimi i pavarësisë nga Britania në 1948. Megjithatë, vëllai i tij po refuzon të japë dorëheqjen si president.

Pse njerëzit kanë dalë në rrugë?

Protestat për rritjen e çmimeve dhe mungesat në tregje u ndezën në fillim të prillit në kryeqytetin, Colombo, dhe janë rritur në përmasa dhe janë përhapur në të gjithë vendin.

Njerëzit janë të zemëruar sepse kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

Çmimet e ushqimeve filluan të rriten në fund të vitit 2021 dhe njerëzit tani po paguajnë deri në 30% më shumë për ushqim sesa një vit më parë. Kjo ka detyruar shumë njerëz të kalojnë vakte pa ngrënë.

Ka edhe mungesë karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike, dhe mungesa e barnave e ka çuar sistemin shëndetësor në prag të kolapsit.

Pse janë vënë në shenjë, familjet Rajapaksa?

Protestuesit u përpoqën të sulmonin rezidencën zyrtare të kryeministrit kur Mahinda Rajapaksa ishte brenda dhe kanë sulmuar shtëpitë e familjes Rajapaksa diku tjetër në Sri Lanka.

Familja ka luajtur një rol të spikatur në politikën e Sri Lankës prej vitesh, duke zënë poste të larta në administrata të ndryshme.

Mahinda Rajapaksa ishte president gjatë luftës civile të gjatë të vendit, e cila përfundoi me humbjen e rebelëve Tamil në 2009.

Vëllai i tij më i vogël, Gotabaya, i cili shërbeu si Ministër i Nbrojtjes në atë kohë, tani është President i Sri Lankës.

Gotabaya ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i Presidentit dhe javën e kaluar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Dy vëllezër të tjerë, Basil dhe Chamal Rajapaksa, të cilët mbanin poste kyçe në qeveri, dhanë dorëheqjen muajin e kaluar pasi kriza në vend u përkeqësua.

Dhe Namal, një nga djemtë e Mahinda Rajapaksa, bëri të njëjtën gjë, duke u larguar nga posti i tij qeveritar.

Pse ka krizë ekonomike në Sri Lanka?

Problemet e Sri Lankës erdhën deri aty sa rezervat e saj në valutë janë pothuajse të shteruara. Vendi është shumë i varur nga importet, por nuk mund të përballojë më të paguajë për ushqimet kryesore dhe karburantin.

Qeveria fajëson pandeminë Covid, e cila jo  vetëm vrau tregtinë turistike të Sri Lankës - një nga përftueset më të mëdha të valutës së huaj.

Qeveria gjithashtu thotë se turistët u trembën nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në kisha tre vjet më parë.

Megjithatë, shumë ekspertë thonë se faji është i keqmenaxhimit ekonomik.

PUSHTETI NE SRI LANKA ESHTE NDARE MIDIS VELLEZERVE

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco