Hakerat poshtërojnë Vladimir Putinin në ‘Ditën e Fitores’

Hakerat poshtërojnë Vladimir Putinin në ‘Ditën e Fitores’

10:19, 09/05/2022

Hakerat kanë hakur në mënyrën më poshtëruese paradën e presidenti rus Vladimir Putinit, mbajtur ditën e sotme.

Në kanalet më të mëdhaja ruse duke përfshirë Channel One, Rossiya-1 dhe NTV-Plus u shfaqë një mesazh i cili thoshte:

"Në duart tuaja është gjaku i mijëra ukrainasve dhe qindra fëmijëve të tyre të vrarë. TV dhe autoritetet po gënjejnë. Jo luftës"

Hakimi erdhi ndërsa rusët përgatiteshin për të parë paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq.

Hakerat goditën gjithashtu kanalin e ministrisë ruse të mbrojtjes TV Zvezda për shikuesit që hynin përmes motorit të kërkimit Yandex.

"Një sulm kibernetik u krye në kanalet ruse të transmetimit televiziv, për shkak të të cilit abonentët mund të kishin mbishkrime ekstremiste në rrjetin e transmetimit," tha MTS në Siberi.

"Tani specialistët tanë të IT-së po eliminojnë menjëherë pasojat e hakimit në mënyrë që abonentët të mund të marrin shërbime dhe të shikojnë programe televizive dhe filma sa më shpejt të jetë e mundur."

Gjatë gjithë luftës, hakerët kanë synuar Rusinë për të përhapur të vërtetën e pushtimit barbar të Putinit tek popullata e tij të cilët ia ka shpëlarë trurin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco