Suedia merr garancitë e ShBA-së për anëtarësimin në NATO

Suedia merr garancitë e ShBA-së për anëtarësimin në NATO

08:42, 05/05/2022

Suedia ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se do të marrë mbështetje gjatë periudhës kur një aplikim i mundshëm për t’u bashkuar me NATO-n përpunohet nga 30 vendet në aleancë, tha ministrja e Jashtme, Ann Linde.

Suedia dhe Finlanda qëndruan jashtë NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë.

Por aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 dhe pushtimi i saj i Ukrainës i kanë shtyrë vendet të rimendojnë politikat e tyre të sigurisë, me anëtarësimin në NATO, që duket gjithnjë e më i mundshëm, shkruan Aljazeera.

“Natyrisht, nuk do të hyj në asnjë detaj, por ndihem shumë i sigurt se tani kemi një garanci amerikane”, tha Linde për një televizion suedez nga Uashingtoni pas takimit me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco