Zelenskyy: Dita e çlirimit të Ukrainës është afër

Zelenskyy: Dita e çlirimit të Ukrainës është afër

07:18, 05/05/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për paqe gjatë një fjalimi të regjistruar në Danimarkë.

 "Shteti rus nuk është gati të ndalojë luftën. Ata po ëndërrojnë të pushtojnë Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane. Por ëndrrat e tyre nuk do të realizohen. Askush nuk mund të thotë se sa ditë do të vazhdojë kjo luftë. Por unë besoj se dita jonë e çlirimi është afër" është shprehur presidenti ukrainas.

Gjithashtu Zelenskyy  mbrëmë i bëri thirrje kreut të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar në 'shpëtimin' e jetës së ukrainasve të mbetur të plagosur nën rrethim në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e shkatërruar të Mariupol.

“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Ne kërkojmë ndihmën tuaj për t'i shpëtuar ata”, i tha Zelensky, Guterres me telefon, pasi e falënderoi për evakuimet e suksesshme në fillim të kësaj jave të udhëhequr nga OKB-ja dhe Kryqi i Kuq. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco