Britania e Madhe ndërpret shërbimet financiare për kompanitë ruse

Britania e Madhe ndërpret shërbimet financiare për kompanitë ruse

14:51, 04/05/2022

Rusia dhe kompanitë e saj tashmë të ndaluara nga rrjeti i shërbimeve financiare, konsulencës dhe marrëdhënieve publike të Mbretërisë së Bashkuar. Lajmi u bë i ditur nga qeveria e Boris Johnson, përmes ministrave të Jashtëm, Liz Truss, dhe asaj të Industrisë, Kwasi Kwarteng.

Kështu zyrtarizohet paketa e re e sanksioneve në përgjigje të pushtimit të Ukrainës që çon në mbi 1,600 individë dhe kompani të prekura deri më tani në Britaninë e Madhe.

Londra njofton gjithashtu një shtrëngim më të ashpër të masave ndaj mediave pranë Kremlinit: duke përfshirë gazetat tashmë të sanksionuara si RT dhe Sputnik, të përcaktuara si “zërat e propagandës” të Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco