Droni me armë nga SHBA, kapet në Kanada pasi u përplas me një pemë

Droni me armë nga SHBA, kapet në Kanada pasi u përplas me një pemë

10:30, 04/05/2022

Policia në Ontario, u thirr në vendngjarje pasi pajisja që mbante armë goditi një pemë dhe operatori u arratis me makinë.

Policia në Kanada ka kapur një dron i cili kaloi kufirin nga Shtetet e Bashkuara, i ngarkuar me një duzinë pistoletash futur në qese. Policia e kapi, por vetëm sepse operatori misterioz e përplasi pajisjen te një pemë aty pranë.

Oficerët në Ontario u thirrën në një shtëpi pranë qytetit të Port Lambton,  pasi banorët raportuan se kishin parë një person të panjohur që po manovronte një dron komercial.

“Fqinji ynë kishte parë dikë në oborrin tonë në mes të natës me një telekomandë,” tha Christine Ackwood për CTV News. "Ai nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte."

Por operatori i dronit e humbi kontrollin mbi dronin, që iu përplas me një pemë, ndaj dhe u zhduk duke hipur në një makinë që po e priste.

Policia e gjeti dronin ku një një qese plastike pazari ishte ngjitur me shirita.

Brenda, oficerët zbuluan 11 pistoleta - shumica e të cilave ishin armë të ndaluara në Kanada. Një nga imazhet e shpërndara nga policia tregon se numrat serialë të një pistolete të zezë ishin hequr.

Oficerët dyshojnë se droni fluturoi nga lindja, nga Michigan përtej lumit St Clair, i cili shënon kufirin midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Por policia ende nuk e di se kush po pilotonte dronin dhe për kë ishte menduar kjo dërgesë e paligjshme.

Shumë pistoleta të përdorura për të kryer krime në Kanada janë futur në vend nga Shtetet e Bashkuara. Në të kaluarën, kontrabandistët kanë përdorur kamionë transporti, automjete pasagjerësh dhe avionë për t'iu shmangur autoriteteve.

Përdorimi i një droni sugjeron që grupet mund të provojnë strategji të reja, por është e paqartë nëse zbulimi i së premtes është hera e parë që përdoret një dron. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco