Ukraina e Rusia shkëmbejnë të burgosur, në mesin e tyre edhe një shtatzënë 5-muajshe

Ukraina e Rusia shkëmbejnë të burgosur, në mesin e tyre edhe një shtatzënë 5-muajshe

18:23, 30/04/2022

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer disa të burgosur këtë të shtunë, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Pala ukrainase ka kthyer shtatë ushtarë dhe shtatë civilë, ku në mesin e tyre është edhe një grua shtatzënë.

Zëvendëskryeministrja nuk bëri të ditur se sa rusë morën pjesë në shkëmbim, shkruan Sky News.

Kujtojmë se Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, ndërsa hera e fundit ishte të enjten, ku Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco