Rumani:Hakerat pro-rusë godasin faqet e internetit në Rumani përmes sulmeve kibernetike

Rumani:Hakerat pro-rusë godasin faqet e internetit në Rumani përmes sulmeve kibernetike

11:52, 30/04/2022

Autoritet e Rumanisë kanë lajmëruar se disa faqe në internet përfshirë këtu edhe faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë goditur nga sulmet kibernetike.

Në fakt, sipas raportimeve janë realizuar një seri sulmesh të njëpasnjëshme  parme spërpjekjeve  të koordinuara për të dërguar kërkesa të shumta në një faqe interneti dhe për ta mbingarkuar atë.

“Shënjestuan sajte që u përkasin institucioneve publike dhe enteve private”, tha Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Rumanisë në një deklaratë.

Të gjitha këto sulme erdhën nga një grup kibernetik i quajtur “Killnet’ i cili përdori mbështetjen e Rumanisë  për Ukrainën dukre justifikuar veprimet e tyre.

Si pasojë të gjitha vendet e synuara përfshirë këtu edhe policinë kufitare dhe atë të hekurudhave kanë qenë të padisponueshme për disa minuta.

Këto sulme nga po i njëjti grup kanë shënjestruar vendet institucionale në Shtetet e Bashkuara, Estoni, Poloni Republikën Çeke si dhe NATO.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco