‘Rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë’/ Ukraina konfirmon se ‘fantazma’ e Kievit ra dëshmor në 19 mars

‘Rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë’/ Ukraina konfirmon se ‘fantazma’ e Kievit ra dëshmor në 19 mars

22:48, 29/04/2022

Në 19 mars, Stepan Tarabalka, i njohur edhe si “fantazma” e Kievit i cili rrëzoi më shumë se 40 avionë rusë, ka rënë dëshmor në krye të detyrës duke pilotuar një MIG-29.

Pasditen e sotme forcat ukrainase konfirmuan lajmin, raporton Times.

Ndërsa i dhanë lamtumirën me pikëllim, qytetarët ukrainas duken të shkatërruar nga humbja e pilotit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, duke shkruar për humbjen e “këtij asi të Forcave Ajrore, i cili sundonte qiejt mbi kryeqytetin dhe ishte kthyer në një makth për rusët”.

“Engjëlli mbrojtës” i tyre, siç e quanin. 

Për Ukrainën, komandanti konsiderohet një hero lufte dhe në ditën e parë të pushtimit thuhet se ka rrëzuar gjashtë avionë rusë.

Më pas ai dyshohet se qëlloi 36 të tjerë. Prindërit, gruaja dhe djali i tij i vogël janë të shkatërruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco