Rusia kërcënon sërish, vendos bombën 'inteligjente' në Ukrainë, shpërthen 100 metra në ajër

Rusia kërcënon sërish, vendos bombën 'inteligjente' në Ukrainë, shpërthen 100 metra në ajër

20:24, 29/04/2022

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës sa vijnë dhe po përkeqësohen.

Së fundmi, një minë ruse e cila  nuk është përdorur kurrë më parë tashmë do të “zbresë” në Ukrainë, sipas raportimeve të prestigjiozes ‘Daily Mail'.

E quajtur “PTKM-1R", kur lëshohet në ajër arrin të sulmojë nga pjesa e sipërme duke shkaktuar goditje vdekejprurëse.

Sipas disa analistëve, kjo armë e fuqishme është i ngjashëm me municionin M93 Hornet Wide-Area Munition të prodhuar në SHBA.

Image

Sipas një fotografie të publikuar ne rrjetin social ‘Twiter” thuhet s kjo bombë është fotografuar në datën 26 Prill, pra tre ditë më parë.

Sipas Amrant Reserch, kjo bombë ka rreth katër sensorët akustikë të drejtimit dhe sensorët sizmikë aktivizohen kur një mjet i synuar vjen brenda 100 metrave , në të cilën  llogaritet shtegu i fluturimit të predhës.

Thuhet se kur objekti të jetë pranë bombës, përmes sensorëve infra të kuqe ata e skanojnë dhe arrin të gjuajnë në një lartësi rreth 100 metër.

Image

Të dy vendet ndonëse ndodhen në një konflikt të vazhdueshme po konkurrojnë' barbarisht' përmes një gare për të zhvilluar armë gjithnjë e më të fuqishme në bazë të një teknologjie të lartë.

Image

Qeveria ukrainase ka shkatërruar qindra tanke ruse përmes sulmeve ajorere duke mbrojtur kështu vendin e tyre.

Disa video nga forcat ukrainase kanë treguar lëshime me raketa dhe sulme artilerie që bien mbi tanke ruse, shumë prej të cilave janë shkatërruar.

 


 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco