Trump në Ohio: SHBA-të u tradhtuan për dekada me radhë! Ne rihapëm vendet e punës, luftuam krimin

16:54, 28/04/2022

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar një miting entuziast në Ohio të Teksasit së fundmi. 

Trump ka folur përpara turmës entuziaste për tradhti ndaj SHBA për dekada me radhë, mbylljen e vendeve të punës për amerikanët dhe përhapjen e kriminalitetit dhe bandave në komunitete të ndryshme. 

Ai ka deklaruar se gjatë Presidencës së tij, vendet e punës u rihapën dhe u luftua kriminaliteti. 

Gjithashtu, Trump theksoi se gjithçka ndryshoi kur në Shtëpinë e Bardhë erdhi një president që vendoste Amerikën në parën, duke iu referuar drejtimit të Shtëpisë së Bardhë prej tij nga 2016 në 2020. 

"Për dekada, shteti juaj u tradhtua pa mëshirë nga politikanë globalistë. Dhe ju e dini më mirë se kushdo – ne ishim aty me ju – interesa të veçanta korruptive dhe radikalë ekstremë të majtë që iu larguan vendet e punës, mbyllën fabrikat, mbyllën furrnaltat e çelikut, hapën kufijtë e ju shkurtuan pagat, dhe lejuan krimin, bandat dhe drogat vdekjeprurëse të vërshonin në komunitetet e Ohios dhe, e dini se ku e kam fjalën, dhe ne e ndaluam këtë gjë, e ndaluam. Ne ju rikthyem vendet e punës... ju rikthyem vendet e punës, gjithçka ndryshoi kur më në fund ju patët një president që vendoste Amerikën të parën, që vendoste Ohion të parin, dhe ashtu bëmë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco