Hiqet certifikata e vaksinimit për hyrjen në Greqi

Hiqet certifikata e vaksinimit për hyrjen në Greqi

16:32, 28/04/2022

Duke filluar nga 1 maji, Komisioni i Ekspertëve të shëndetësisë në Greqi kanë vendosur heqjen e certifikatës së vaksinimit anti Covid për hyrjen e qytetarëve në vend.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë përdorimi i certifikatës së vaksinimit anti Covid do të hiqet nga 1 maji deri në muajin gusht.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura është një masë që do të vijojë që të ngelet në fuqi gjatë muajit maj, mbase mund të këtë ndryshim në muajt në vijim.

“Nuk e dimë kur do të hiqet maska, ajo do të mbahet në ambientet e mbyllura, sepse maska ​​është një masë e butë. Ajo që po themi është që të paktën për muajin maj të ketë maskë dhe prej andej e më tej, në bazë të imazhit shëndetësor të vendit, do të vendoset se çfarë do të ndodhë nga qershori”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco