Rusia e përgatitur edhe nga deti, vendos delfinët e trajnuar në Detin e Zi

Rusia e përgatitur edhe nga deti, vendos delfinët e trajnuar në Detin e Zi

13:15, 28/04/2022

Rusia ka vendosur delfinët ushtarakë të trajnuar në bazën e saj detare në Detin e Zi – me gjasë për të mbrojtur flotën e saj nga një sulm nënujor – sipas një analize të re të imazheve satelitore, raportoi The Guardian të mërkurën.

Instituti Detar i SHBA-së (USNI) analizoi imazhet satelitore të bazës detare në portin e Sevastopoolit dhe konkludoi se dy delfinë u dërguan në bazë në shkurt në fillim të pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ka një histori të trajnimit të delfinëve për qëllime ushtarake, duke përdorur ata për të tërhequr objektet shpërthyese nënujore ose për të penguar armiqtë.

Baza detare e Sevastopolit është e rëndësishme për ushtrinë ruse pasi është në jug të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi më 2014. Sipas analizës së USNI-së, shumë nga anijet ruse atje, megjithëse janë jashtë rrezes së raketave, janë potencialisht të prekshme ndaj sulmeve nënujore.

Ukraina po ashtu ka trajnuar delfinë afër Sevastopolit. Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik përdorën delfinë të cilët detektojnë objektet nënujore si minat.

Imazhet satelitore patën treguar më 2018 se Rusia përdori delfinë edhe në bazën detare në Tartur gjatë luftës siriane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco