Mbahej në qeli prej vitit 2019, Rusia liron ish-marinsin amerikanin në këmbim të një piloti rus

Mbahej në qeli prej vitit 2019, Rusia liron ish-marinsin amerikanin në këmbim të një piloti rus

10:50, 28/04/2022

Ish-marinsi amerikan Trevor Reed, i cili mbahej në paraburgim në Rusi që nga viti 2019, u lirua të mërkurën në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko, i cili po vuante një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, tha ministria e jashtme e Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndetën lirimin e zotit Reed dhe thanë se po punonin për të liruar një tjetër shtetas amerikan që mbahet në Rusi, Paul Ëhelan.

“Trevor, një ish-marins amerikan, është liruar nga paraburgimi”, theksohej në një deklaratë nga presidenti Biden. Presidenti Biden theksoi gjithashtu se kishte njoftuar dhe prindërit e zotit Reed.

Zoti Biden nuk komentoi detajet e lirimit, përveçse tha se: “Negociatat që na lejuan ta kthenim Trevorin në shtëpi kërkonin vendime të vështira që unë nuk i marr lehtë”.

Familja Reeds falënderoi presidentin Biden dhe personat e tjerë të angazhuar, duke thënë se “familja jonë ka jetuar një makth” gjatë 985 ditëve të fundit.

“Veprimi i presidentit mund t’i ketë shpëtuar jetën Trevorit,” thanë ata në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco