Britania ka dërguar mbi 5000 raketa antitank në Ukrainë

Britania ka dërguar mbi 5000 raketa antitank në Ukrainë

08:39, 28/04/2022

Ministria e Mbrojtjes Britanike ka dhënë shifrat më të fundit për ndihmën vdekjeprurëse të dërguar në Ukrainë në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Të dhënat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 5,000 raketa antitank për forcat ukrainase së bashku me 1,360 municione anti-strukturore.

Shifrat e fundit tregojnë gjithashtu 4.5 ton eksploziv dhe pesë sisteme të mbrojtjes ajrore janë dërguar në Ukrainë.

Në një deklaratë, ministria tha: "Mbretëria e Bashkuar vazhdon të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa Ukraina lufton pushtimin e paligjshëm të Presidentit Putin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco