Kërcënime për bomba në disa komuna të Malit të Zi

Kërcënime për bomba në disa komuna të Malit të Zi

10:47, 27/04/2022

Një sërë kërcënimesh për bomba janë raportuar mëngjesin e kësaj të mërkure në disa komuna në Malin e Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se kërcënimet kanë arritur në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje dhe Berane.

Ndërkohë për shkak të kërcënimeve deri më tani është evakuuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.

Kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.

“Është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish. Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq”, ka shkruan ai në një postim në Facebook.

Ndërkaq për shkak të alarmeve në komunën Berane është evakuuar edhe godina e pushtetit vendor. Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë për mediat se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.

“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat ​​fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco