Volodymyr Zelensky: dhjetëra mijëra të vdekur në Mariupol

Volodymyr Zelensky: dhjetëra mijëra të vdekur në Mariupol

11:05, 11/04/2022

Dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në Mariupol, rajoni Donetsk. 

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalimit të tij para parlamentit të Koresë së Jugut, transmeton media ukrainase Ukrinform. 

Presidenti ukrainas vuri në dukje se situata më e keqe është aktualisht në Mariupol, pasi qyteti është bllokuar nga trupat ruse që nga 1 marsi. 

"Mariupol është shkatërruar. Ka dhjetëra mijëra të vdekur dhe rusët nuk e ndalin ofensivën. Ata duan ta bëjnë Mariupolin një qytet në zhdukje," tha Zelensky.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco