Bota në alarm/ Ish-zyrtari britanik: Situatë e frikshme! Jemi vetëm 'disa hapa' larg luftës bërthamore

Bota në alarm/ Ish-zyrtari britanik: Situatë e frikshme! Jemi vetëm 'disa hapa' larg luftës bërthamore

19:32, 15/03/2022

Ndërkohë që agresioni rus në Ukrainë vijon ende që pas ndërhyrjes në 24 shkurt, lufta bërthamore nuk është më ‘e paimagjinueshme’ dhe armët atomike ‘mund’ të përdoren.

Paralajmërimi është dhënë këtë të martë nga ish-shefi i Forcave Ajrore britanike, Edward Stringer.

Lufta bërthamore nuk është më e paimagjinueshme. Jemi disa hapa larg nga konfrontimi i mundshëm me armë bërthamore, që do të ishte një situatë shumë e frikshme për këdo që është i arsyeshëm”, tha ai.

Më 27 shkurt, Putin vendosi në gatishmëri të lartë mbrojtjen bërthamore, duke ngjallur frikë në të gjithë botën. Ndërkohë, ofensiva e tij në Ukrainë, të paktën sipas ekspertëve, nuk është duke shkuar sipas parashikimeve dhe tashmë e ardhmja është e paqartë sesi lideri rus do të dalë nga ky konflikt i përgjakshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco