ShBA vendos të tjera sanksione ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko

ShBA vendos të tjera sanksione ndaj presidentit bjellorus Alexander Lukashenko

17:54, 15/03/2022

Këtë të martë, administrata Biden njoftoi sanksione kundër një sërë zyrtarësh të huaj, duke përfshirë edhe presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe gruan e tij.

Lukashenko është president i Bjellorusisë që nga viti 1994 dhe akuzohet për përfshirje në korrupsion publik.

“Pavarësisht se erdhi në pushtet gati 30 vjet më parë në një platformë kundër korrupsionit, (Alexander Lukashenko) … ka përdorur autoritetet e tij për t'u dhënë privilegje dhe avantazhe unike bashkëpunëtorëve të tij që mund të ofroheshin vetëm nga shteti bjellorus, duke përfshirë mbështetjen e qeverisë, lehtësim financiar, si dhe pranimin e kontrabandës së mallrave të caktuara", thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit të Thesarit.

Thesari tha gjithashtu se Lukashenko përdori fuqinë e tij mbi inspektimet shëndetësore dhe aftësinë për të ushtruar presion ndaj pronarëve për të rritur qiratë,  duke synuar kundërshtarët e tij politikë.

Lukashenko ishte sanksionuar më parë nga SHBA në 2006 dhe 2021./ FowNews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco