Avioni i Abramovich zbarkoi në Moskë, thonë burimet

Avioni i Abramovich zbarkoi në Moskë, thonë burimet

08:05, 15/03/2022

Një avion i lidhur me pronarin e klubit të futbollit Chelsea dhe oligarkun rus Roman Abramovich është ulur në Moskë, sipas Reuters që citoi të dhëna nga një shërbim i gjurmimit të fluturimeve.

Avioni u ngrit nga Izraeli dhe u ndal për pak kohë në Turqi gjatë rrugës për në Rusi, treguan të dhënat nga faqja e monitorimit të aviacionit FlightRadar24.

Abramovich - i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze - u pa në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit të hënën, thotë Reuters.

Ai u sanksionua nga Britania e Madhe javën e kaluar për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. BE-ja ka ndjekur shembullin.

Abramovich nga ana e vet ka mohuar të ketë lidhje të ngushta me Putinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco