Për vendin që u kërcënua nga Rusia, rritet përkrahja për anëtarësim në NATO

Për vendin që u kërcënua nga Rusia, rritet përkrahja për anëtarësim në NATO

17:28, 14/03/2022

Që prej se ka filluar agresioni në Ukrainë nga Rusia, shtetet përreth kanë filluar të mendojnë edhe për sigurinë e tyre. Veçmas Finlanda e cila u kërcënua nga Rusia se mund të përballet me pasoja nëse e mendon anëtarësimin në NATO. Bashkë me Finlandën Rusia kërcënoi edhe Suedinë.

Si përgjigje Presidenti I Finlandës udhëtoi drejt Washingtonit, ku përveç mbështetjes politike u bë e ditur se pilotët finlandez do të shkojnë për trajnime në SHBA. Gjatë takimit me Presidentin e Finlandës, Presidenti I SHBA Joe Biden I telefonoi Kryeministres së Suedisë në shenjë përkrahjeje.

Por, çfarë ka ndodhur në ndërkohë në vendet skandinave.

Ish -kryeministri dhe kryediplomati suedez Carl Bild ka publikuar sondazhet që flasin se mbështetja në për anëtarësimin e Finlandës neutral janë rritur. Sipas Bildt, kjo nuk mund të jetë ndryshe as në rastin e Suedisë.

“Tani mbështetja për të hyrë në NATO është rritur në 62% në Finlandë. Thjeshtë është e paimagjinueshme që Suedia të ndahet nga Finlanda në ndryshimin e politikës që po vjen” ka shkruar Bildt.

Zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova një ditë pas fillimit të agresionit të Rusisë, më 25 shkurt, kishte thënë se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të bëhen anëtare e NATO-s.

Zakharova tha se të gjitha vendet anëtare të OSBE-së, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë miratuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së një vendi tjetër.

Natyrisht, sipas saj, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike.

Në rast të një vendimi tjetër, sipas saj, Rusia ishte e detyruar të reagonte.

Pas kësaj, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s.

Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse siguria kombëtare kërcënohet”.

Pak ditë më parë, Presidenti I Finlandës ka folur në telefon me Vladimir Putin duke u ofruar i gatshëm si ndërmjetësues në konfliktin Rusi -Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco