‘Der Spiegel’ thotë se gjermanët e kanë një problem rus

‘Der Spiegel’ thotë se gjermanët e kanë një problem rus

23:00, 20/01/2022

Media me e madhe në Gjermani, ‘Der Spiegel’ ka shkruar rreth problemit rus në Gjermani, ku sipas tyre Vladimir Putin po kërkon të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në Europë dhe madje po kërcënon me luftë, porse qeveria gjermane po tregohet indiferente dhe çuditërisht e rezervuar ndaj këtij kërcënimi dhe krize politike globale të shkaktuar nga Rusia.

Në këtë shkrim të ‘Der Spiegel’, thuhet se ekziston një rrezik i qartë dhe i pranishëm i një lufte agresioni në Europë, por qeveria gjermane duket se ende nuk po e njeh atë. E nga Qeveria gjermane nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë për këtë kërcënim.

Tuje thuhet se, është edhe më shqetësuese sepse Gjermania, si shteti anëtar më i rëndësishëm në Bashkimin Europian, duhet të luajë një rol kyç në këtë ngecje. Por është larg nga përmbushja e kësaj përgjegjësie. Rusia po kërcënon me luftë kundër Ukrainës dhe përgjigja e kancelarit gjerman Olaf Scholz ka qenë një kërcënim i paqartë i “pasojave” nëse Moska vendos të pushtojë. Se për çfarë lloj pasojash e kishte fjalën kancelari Scholz, nuk është bërë e ditur.

FOTO: Rusi, Moskë: Gerhard Schröder, ish kancelari gjerman, shtrëngon duart me Vladimir Putin, Presidentin e Rusisë, në inaugurimin e tij në Kremlin.

Nuk janë bërë të qarta këto sanksione nga Gjermania ndaj Rusisë për arsye se koalicioni i tri partive në qeverinë gjermane nuk janë pajtuar. Edhe përkundër kësaj krize politike që ka alarmuar globin, qeveria gjermane ka qenë çuditërisht e rezervuar, Kancelari Scholz ka qenë dukshëm i rezervuar dhe i varur shumë nga banalitetet formuluese. Qeveria gjermane ka theksuar se do të vepronte në bashkëpunim me BE’në dhe NATO’n nëse Rusia do të nisë një sulm, por Berlini nuk ka qenë në gjendje të premtojë se në rast lufte do të ndalojë gazsjellësin në Detit Baltik, e njohur si Rrjedha ‘Nord Stream 2’. Tubacioni ka qenë prej kohësh jashtëzakonisht i diskutueshëm sepse do të lejonte dërgimin e drejtpërdrejtë të gazit natyror nga Rusia dhe Gjermani, duke anashkaluar si Ukrainën ashtu edhe Poloninë. Berlini me sa duket vazhdon të mendojë se është e mundur që gazi të rrjedhë përfundimisht përmes tubacionit – edhe nëse Rusia sulmon Ukrainën. Cila është, pra, vlera e gjithë bisedave për “pasojat” që do barte Rusia?

Tutje ‘Der Spiegel’, thekson se hendikepi më i madh për politikën e jashtme të Gjermanisë është aktualisht SPD e kancelarit Scholz. Një pjesë e madhe e partisë, siç ka nxjerrë në pah kriza aktuale, vazhdojnë të jenë të zhytur në nostalgji kur bëhet fjalë për qasjen e tyre ndaj Moskës – një dëshpërim që dikush mund të ketë më shumë gjasa ta lidh me Partinë e Majtë. Në të majtën ekstreme të Gjermanisë, admirimi i regjimeve autoritare është standard: SHBA, ata priren të besojnë, janë të ligë, ndërsa Rusia nuk konsiderohet të jetë aq e keqe.

Në të vërtetë, me Gjermaninë që duket e dobët dhe e ndarë, Moska mund të ndihet e guximshme në kursin e saj aktual. Sidomos duke pasur parasysh se ka apologjetë të shquar për politikat agresive të Rusisë brenda koalicionit qeverisës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco