BE e shqetësuar nga prania ushtarake ruse në kufirin ukrainas

BE e shqetësuar nga prania ushtarake ruse në kufirin ukrainas

19:59, 13/01/2022

Presioni masiv dhe i vazhdueshëm nga Rusia në kufirin e saj me Ukrainën, është thellësisht shqetësues, deklaroi Rasa Ostrauskaite, përfaqësuese e përhershme e Bashkimit Evropian në OSBE, gjatë takimit të parë të Këshillit të Përhershëm të kryesuar nga presidenca e re polake.

“Bashkë me partnerët tanë transatlantikë, BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe një kosto ekonomike lartë për Rusinë”, vazhdoi përfaqësuesja e Brukselit.

“Duke përsëritur mbështetjen tonë të plotë për sovranitetin dhe ndaj integritetit territorial të Ukrainës, ne inkurajojmë përpjekjet diplomatike dhe mbështesim formatin e Normandisë për të arritur zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut”, shpjegoi Ostrauskaite.

Ostrauskaite shtoi se ”misioni special i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë (SMM) ka akses të garantuar pa pengesa për të gjithë territorin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco