Këshilltari i Biden/ Kryevirologu amerikan fshehu origjinën e virusit?

Këshilltari i Biden/ Kryevirologu amerikan fshehu origjinën e virusit?

19:26, 13/01/2022

Nga Julian Roepcke, BILD

Një tjetër furtunë rreth Anthony Fauci, kryevirologut të presidentit amerikan, Joe Biden sa i përket origjinës së koronavirusit.

Disa ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve kanë hedhur akuza serioze ndaj tij.

Në një letër drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë në SHBA, ata pretendojnë se virologu dhe Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektuese dhe Alergjike që drejton ai, kanë pasur lidhje të ngushta me Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës. Së bashku ata kanë kryer kërkime të rrezikshme për sa i përket viruseve korona.

Për më tepër, ata pretendojnë se Fauci e dinte për origjinën e mundshme të virusit nga laboratori që në janar të vitit 2020 dhe u angazhua në mënyrë aktive për ta mbajtur të fshehtë. Menjëherë pas kësaj, ai u sigurua që një origjinë e tillë të futej në debatin shkencor si ‘teori konspirative’.

Si provë, ata kanë publikuar disa emaile për Faucin më 1 dhe 2 shkurt 2020. Këto emaile u dërguan menjëherë pas një konference shkencore urgjente për origjinën e mundshme të koronavirusit nga laboratori.

Në një prej këtyre emaileve, epidemiologu Jeremy Farrar i shkruan Anthony Fauci se virologu Mike Farzan e ka shumë të vështirë të shpjegojë natyrën e ‘furinës’ së këtij virusi jashtë laboratorit.

Furina është një pjesë e virusit që e bën më të lehtë depërtimin e tij në qelizat njerëzore. Në letër thuhet se kjo furinë është shumë e pamundur që të ketë origjinë natyrore.

Një tjetër shkencëtar, Robert Garry, tha në konferencë se ai nuk mund të imagjinonte një skenar të besueshëm se virusi i ri ka ardhur në mënyrë natyrale nga lakuriqët e natës. ‘Thjesht nuk mund ta imagjinoj se si kjo mund të ndodhë në natyrë’.

Shkencëtarë të tjerë nga ana e tyre kërkuan që të mbulohet origjina e mundshme e virusit. Sipas tyre, kjo do e dëmtonte shkencën në përgjithësi dhe shkencën në Kinë në veçanti.

Fauci mesa duket e pëlqeu shumë këtë këshillë- sipas ligjvënësve republikanë- në mënyrë që të mos zbuloheshin lidhjet e tij me kërkimet në Wuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco