Raporti i OKB-së: Koreja Veriore po e vazhdon zhvillimin e programeve bërthamore e raketore

Raporti i OKB-së: Koreja Veriore po e vazhdon zhvillimin e programeve bërthamore e raketore

16:17, 07/08/2021

Koreja Veriore e ka vazhduar zhvillimin e programeve të veta bërthamore dhe raketore gjatë pjesës së parë të vitit 2021 në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare dhe pavarësisht përkeqësimit të situatës ekonomike, thuhet në një raport konficencial të Kombeve të Bashkuara, të parë nga agjencia Reuters.

Në raportin e hartuar nga një grup i pavarur i vëzhguesve të sanksioneve, i dorëzuar në komisionin e Këshillit të Sigurimit për sanksionet ndaj Koresë Veriore thuhet se Pjongiangu ka vazhduar që të kërkojë materiale dhe teknologji për këto programe jashtë vendit.

“Pavarësisht përqendrimit të vendit në përkeqësimin e vështirësive ekonomike, Republika Demokratike popullore e Koresë vazhdoi që t’i mirëmbante dhe t’i zhvillonte programet e veta bërthamore dhe raketore”, arritën në përfundim vëzhguesit.

 

 

Emri zyrtar i Koresë Veriore është Republika Demokratike Popullore e Koresë, ndonëse është larg demokracisë. Misioni i këtij shteti në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për ta komentuar raportin e OKB-së.

 

Vendi i izoluar aziatik vitin e kaluar vendosi masa të rrepta kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e pakësuar qasjen në ndihma dhe tregti e duke e dëmtuar ekonominë edhe ashtu të dërrmuar nga sanksionet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco