Pandemia e shtyn ekonominë drejtë recesionit

Pandemia e shtyn ekonominë drejtë recesionit

10:31, 17/11/2020

Është e qartë se Mali i Zi do të futet në recesion, por është e vështirë që të prognozohet me saktësi nëse rënia e BPB gjatë këtij viti të jetë 12%, siç theksohet nga FMN, 12.4% sipas projekteve të Bankës botërore, 14.3 sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian ose 17% siç kanë projektuar Bankën Qendrore të Malit të Zi.

Këtë e kanë theksuar përfaqësuesit e asociacioneve afariste dhe ekonomistët. Ata kanë sqaruar se projeksionet e ndryshme të institucioneve eminente tregojnë qartë se akoma ekzistojnë shumë sekrete mbi ndërlikueshmerinë e ndikimit negativ të Covid-19 në ekonomi dhe në shoqëri në përgjithësi. 

Duke u përgjigjur në pyetjen se sa pritet rënia ekonomike gjatë këtij viti dhe cilat prognozime janë më reale, nga Oda Ekonomike e Malit të Zi kanë theksuar se ky vit është tejet i vështir dhe me plotë sfida. 

Drejtorja ekzekutive e Institutit për studimet strategjike dhe projeksione, dr. Jadranka Kallugjeroviq ka deklaruar për Pobjedën se pritet rënie e ekonomisë prej 14 deri në 17%. 

Propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm do të përgatitët deri me 20 dhjetor, ka kumtuar mandatori për formimin e Qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, duke shtuar se fjala është për një obligim të madh dhe se nuk do ti zhgënjejë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco