Mbi 80.000 persona mbi 100-vjeç, Japonia publikon të dhënat e popullsisë

Mbi 80.000 persona mbi 100-vjeç, Japonia publikon të dhënat e popullsisë

18:35, 15/09/2020

Për herë të parë, numri i njerëzve të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni ka shkuar në mbi 80.000.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën njëqind vjeç në vend bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas kësaj, ky numër, duke u rritur me 9.176, ka arritur në 80.450.

Të dhënat tashmë 50 vite kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, ndërsa gratë me 88 për qind përbëjnë pjesën më të madhe.

Pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco