Putin i kërkon Vuçiqit, një zgjidhje kompromisi për Kosovën

Putin i kërkon Vuçiqit, një zgjidhje kompromisi për Kosovën

14:48, 15/09/2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë biseduar sot në telefon rreth zhvillimeve të fundit në rajon, në veçanti rreth dialogut Kosovë- Serbi.

Zyra e Shtypit e Kremlinit njofton se Rusia e vlerësoi lartë kontributin personal të Vuçiqit në zhvillimin e marrëdhënieve Rusi- Serbi.

Në komunikatë thuhet se biseda mes Putinit e Vuçiqit u fokusua edhe në takimet e Vuçiqit në Uashington e Bruksel më 4 dhe 7 shtator.

“Putin konfirmoi mosndryshimin e pozicionit të Rusisë në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe të ekuilibruar të pranueshme për Beogradin, e cila duhet të miratohet në këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në komunikatë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco