Ushtria e Koresë së Veriut ndërton në kohë rekord të gjitha provincat e dëmtuara nga Tajfunët

Ushtria e Koresë së Veriut ndërton në kohë rekord të gjitha provincat e dëmtuara nga Tajfunët

13:52, 15/09/2020

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka aktivizuar ushtrinë që në kohë rekord të rikuperojnë dëmet e shkaktuara nga tajfunët dhe përmbytjet e verës, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore KCNA.

Kim vizitoi provincën e Veriut, në jug të Pyongyang, e cila ishte rindërtuar me shpejtësia dhe sukses si ‘një vend zanash’ tha KCNA.

"Fuqia e Ushtrisë Popullore nuk qëndron në numrin e trupave dhe fuqinë e municioneve, por në dashurinë e tyre të zjarrtë për vendin e tyre."

Koreja e Veriut u godit nga "fenomene katastrofike meteorologjike" këtë verë me reshje të mëdha shiu dhe tajfune, duke sjellë reshjet e dyta më të larta në 25 vitet e fundit, kishte thënë agjencia e motit të hënën në një deklaratë të kryer nga KCNA.

Vendi regjistroi një mesatare prej 852.3 mm (34 inç) të reshjeve verore në të gjithë vendin, më shumë se trefishi i një viti më pare.

Sektori i bujqësisë në Korenë e Veriut është ai që dëmtohet më shumë nga kushtet e motit dhe është ngritur shqetësime mbi situatën e dobët të ushqimit ne  vendit. 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco