Alexei Navalny poston foto në Instagram, përmirësohet dukshëm shëndeti tij

Alexei Navalny poston foto në Instagram, përmirësohet dukshëm shëndeti tij

12:38, 15/09/2020

 

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny ndau një foto nga spitali të Martën, ulur në shtrat dhe i rrethuar nga familja e tij, me mesazhin se ai tani ishte në gjendje të merrte frymë në mënyrë të pavarur pas helmimit të tij të dyshuar muajin e kaluar.

Navalny është helmuar me një agjent nervor I quajtur Novichok sipas autoriteteve gjermane.

Politikani rus po fluturonte me një avion nga Siberia kur papritur është ndjerë keq, pilotët kanë kryer ulje emergjente dhe menjëherë është bërë i mundur transportimi në spital.

Shtetet perëndimore akuzojnë autoritetet ruse se kanë dijeni për këtë infektim, ndërsa Kremlini e ka mohuar kategorikisht.

I gjithë opinion ndërkombëtar është përafruar në një pikë, që çështja e helmimit të Navalnyt të zgjidhet dhe autorët të vihen përpara drejtësisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco