Pandemia e Covid19/ Hera e parë në 60 vite që ekonomia e Azisë pëson recesion

Pandemia e Covid19/ Hera e parë në 60 vite që ekonomia e Azisë pëson recesion

12:01, 15/09/2020

Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB) thotë se pandemia Covid-19 ka tërhequr ekonomitë në zhvillim të rajonit në recesion.

 Hera e parë në gjashtë dekada që "Azia në zhvillim" - një emërtim që përfshin 45 vende - ka parë një rënie ekonomike rajonale.

ADB thotë se zhvillimi i ekonomisë së Azisë do të tkurret me 0.7% në vitin 2020.

Por rajoni pritet të rikthehet fuqishëm në 2021, duke u rritur me 6.8% vitin e ardhshëm.

Vlerësimi i ADB është në përputhje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili bëri një parashikim të ngjashëm në fillim të këtij viti .

Ekonomia e Indisë pritet të tkurret 9% këtë vit, ndërsa rritja e Kinës parashikohet në 1.8 përqind.

Azia Juglindore ka të ngjarë të shohë një rënie prej 3.8%.

Në veçanti, ekonomitë ishullore të varura nga turizmi, kanë parë tkurrje ekonomike të mëdha.

Ekonomia e Fixhi pritet të tkurret me 19.5%, ndërsa Maldivet ka të ngjarë të shohin një tkurrje prej 20.5%.

Lajmi i mirë është se rajoni pritet të rimëkëmbet vitin e ardhshëm, me një rritje prej 6.8%.

Ekonomia e Kinës pritet të rikthehet me 7.7% në 2021, ndërsa India gjithashtu do të kërcejë përsëri me 8% rritje në vitin e ardhshëm, thotë ADB.

Por banka paralajmëron se një rikuperim mund të prishet nga një pandemi e zgjatur dhe masa më të ashpra të kontrollit. /BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco