‘The Social Dilemma’, dokumentari i frikshëm që tregon anën e errët të rrjeteve sociale

‘The Social Dilemma’, dokumentari i frikshëm që tregon anën e errët të rrjeteve sociale

11:25, 15/09/2020

“The Social Dilemma”, është dokumentari që po bën namin, pak ditë pas publikimit të tij në Netflix. 

Ky dokumentar 1 orë e 33 minuta i gjatë, ekspozon “anën e errët të rrjeteve sociale” dhe është etiketuar si “shqetësues”. 

“Ky dokumentar-dramë hulumton ndikimin e rrezikshëm që rrjetet sociale kanë tek njerëzit, me ekspertë të teknologjisë që japin alarmin për krijimet e tyre”.

Ekspertë që punuan për krijimin e ndërmarrjeve të mëdha përfshirë Facebook, Pinterest, Google, Twitter dhe Instagram, janë paraqitur në dokumentar për të thënë disa paralajmërime vërtet të rëndësishme.

“Ajo që unë dua nga njerëzit është të dinë se gjithçka që ata po bëjnë në internet po shikohet, po gjurmohet. Çdo veprim i vetëm që ju bëni monitorohet dhe regjistrohet me kujdes”, thuhet në trilerin e këtij dokumentari.

“Nëse do bëni vetëm një gjë sot, shikoni The Social Dilemma”, “The Social Dilemma është gjëja më e frikshme dhe më e mahnitshme që kam parë ndonjëherë në Netflix”.

Kishte dhe nga ata që e mendonin të tepërt për t’u klikuar: “Mos e shikoni…ankth i menjëhershëm. Jam gati të hedh telefonin!”,

“Ndihem i mashtruar. Më duket sikur dikush po më sheh gjithë kohës.”


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco