Gjendet varri masiv në Panama, viktima të ekzorcizmit të dhunshëm

Gjendet varri masiv në Panama, viktima të ekzorcizmit të dhunshëm

10:46, 15/09/2020

Policia në Panama thotë se po heton një varr masiv që ata besojnë se përmban eshtrat e njerëzve të vrarë nga një sekt fetar në rajonin e largët veri-perëndimor indigjen të Ngäbe-Buglé.

Viktimat ishin të lidhura me një sekt fetar i cili besohej se po kryente ekzorcizma të dhunshëm.

Prokurori publik Azael Tugri tha se hetuesve iu desh të ecnin për 10 orë nëpër male për të arritur në varrin masiv, i cili është në sektorin verior të rajonit Ngäbe Buglé afër një lumi.

Vendi është rreth 350 km (210 milje) në perëndim të kryeqytetit.

Të gjitha eshtrat u dërguan në një morg në provincën Chiriquí ku do të kryhet ekspertimi mjekoligjor, tha zyra e prokurorit publik në një deklaratë

Më parë policia arrestoi udhëheqësin e pretenduar të sektit Drita e Re e Zotit në lidhje me zbulimin të një varri masiv prej 7 personash në janar.

Varri - që përmbante eshtrat e një gruaje shtatzënë, pesë prej fëmijëve të saj dhe një adoleshenti - u zbulua pasi tre fshatarë të mbajtur nga sekti u arratisën dhe u larguan.

Policia më pas bastisi komunitetin dhe tha se brenda një kishe të improvizuar gjetën një grua të zhveshur, hanxhara, thika dhe një dhi të flijuar në mënyrë rituale.

Pesëmbëdhjetë njerëz që mbaheshin nga grupi fetar u liruan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco