Abazoviç: Jam në mbrojtje policore! BE nuk duhet të mbështesë stabilokratët

Abazoviç: Jam në mbrojtje policore! BE nuk duhet të mbështesë stabilokratët

20:09, 14/09/2020

Lideri i partisë URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, ka dhënë një intervistë për revistën gjermane, Spiegel.

Revista e cilëson fitoren e opozitës historike, por thekson se në Perëndim, Milo Gjukanoviç nuk shihej si problematik, madje shihej si pro-perëndimor.

Abazoviç thotë se Gjukanoviç nuk mbrojti kurrë vlerat perëndimore.

I pyetur se a nuk e dinte Perëndimi këtë gjë, Abazoviç shprehet: “Ekziston koncepti i stabolikracisë. Disa politikanë në BE i shohin autokratët e rajonit të Ballkanit Perëndimor si garantues të stabilitetit. Ky është një gabim i madh. Demokratizimi i vërtetë nuk arrihet me stabilokratë si Gjukanoviç. Në vend të liderëve të fortë, BE duhet të mbështesë institucionet demokratike”.

Revista thotë se Abazoviç ka marrë kërcënime, ndërkohë që huliganët kanë marshuar edhe përpara shtëpisë së tij.

I pyetur nëse ka frikë, Abazoviç thotë se është nën mbrojtje policore.

“Kjo duket diçka serioze,” reagon revista.

“E di që ka shumë njerëz që munden dhe duan të më lëndojnë, por nuk kam frikë. Kërcënimi është çmimi që ne si politikanë duhet të paguajmë. Dhe janë logjike në këtë situatë, nëse merr në konsideratë një gjë: pas rezultatit zgjedhor, ka shumë njerëz në ëktë vend që kanë shumë për të humbur,” thotë Abazoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco