I biri i bujkut pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë

I biri i bujkut pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë

10:41, 14/09/2020

Yoshihide Suga pritet të bëhet kryeministri i ri i Japonisë pasi u zgjodh lehtësisht udhëheqësi i partisë në pushtet pas dorëheqjes së Shinzo Abe-s.

Partia Liberal-Demokrate (LDP) nga të dy dhomat e përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese për z.Suga, që shihet si besnik i Abe-s.

Suga, i cili ka qenë fytyra publike e administrates së Shinzo Abes gjatë tetë viteve si zëdhënës, do të bëhet kryeministër zyrtarisht pasi dhomat e kontrolluara nga LDP-ja të votojnë për emërimin e tij të mërkurën, shkruan Guardian.


I biri 71 vjeçar i një farmeri të dredhëzave në pjesën rurale veriore të Japonisë menjëherë doli si favorit për zëvendësimin e Abe-s, sapo ishte njoftuar dorëheqja e tij për arsye shëndetësore.

Detyra e menjëhershme e Sugas do të jetë të mbajë rënien e deritashme të rasteve me koronavirus derisa shtyen ekonominë e tretë më të madhe në botë drejt përparimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco