Sot nisin bisedimet “historike” të paqes mes talibanëve dhe qeverisë afgane

Sot nisin bisedimet “historike” të paqes mes talibanëve dhe qeverisë afgane

08:53, 12/09/2020

Bisedimet e para për paqe ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve do tw fillojnw tw shtunwn në Katar, pas disa muajsh tw shtyrjes.

Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Mike Pompeo, e ka quajtur këtë takim si “historik” derisa është nisur për në Doha për ceremoninë hapëse, raporton BBC.

Bisedimet supozoheshin të nisin pas marrëveshjes së sigurisë në mes të SHBA-së dhe talibanëve në shkurt, transmeton KOHA. Por, mosmarrëveshjet mbi një shkëmbim të të burgosurve bllokuan vazhdimin e saj.

Marrëveshja synon t’i japë fund luftës së zgjatur në Afganistan dhe të kthejë trupat amerikane në shtëpi, ndërkohë që palët pajtohen për organizim të shoqërisë pas luftës ate.

Një delegacion i liderëve afganë kanë lënë Kabulin për t’u nisur në Doha të premten, 11 shator, dita kur para 19 vjetësh ndodhi sulmi i tmerrshëm në SHBA dhe që i dha fund sundimit të talebanëve.

Kreu i delegacionit, Abdullah Abdullah, tha se ata po kërkonin “një paqe të drejt dhe dinjitoze”.

Të enjten, talibanët kishin konfirmuar se do të marrin pjesë në takim, pasi një grup prej gjashtë të burgosurve ishin liruar.

Këto janë bisedimet e para direkte në mes të talibanëve dhe qeverisë afgane. Deri tash, ata kishin refuzuar të takonin qeveritarë, duke i quajtur “kukulla” të pafuqishme dhe amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco