Lumjetë Havolli hap ekspozitë personale

Lumjetë Havolli hap ekspozitë personale

08:07, 15/11/2019

Sot bëhet hapja e ekspozitës personale e autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is this me... or i do it for you only!?".

Artistja Lumjetë Havolli, përmes një rrëfimi tejet personal, na ballafaqon me metafizikën e lebetisë, ku shpresa dhe gëzimi marrin kuptimin e njëjtë, ku harmonia dhe çiltërsia, e bukura dhe e brishta identifikohen me njëra tjetrën duke gjetur kuptimin utopik të jetës së pashpresë, frikën nga ardhmëria dhe konfuzionin e botës njerëzore.

Ekspozita, e cila për kurator ka Genc Rezniqin, do të qëndrojë e hapur deri më 2 dhjetor 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco