Teatrot Publike në hall, projektet u bënë, asnjë cent në xhirollogari

Teatrot Publike në hall, projektet u bënë, asnjë cent në xhirollogari

14:29, 12/11/2019

Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës përmes një deklarate për media, ka shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mospagesat nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, përkundër faktit të përfundimit të këtyre projekteve nga teatrot, projekte këto të fituara nga Konkursi për Projektet Kulturore – Artistike në mars të vitit 2019.

Kryetari i këtij Asociacioni, Edi Kastrati, ka thënë se që nga ky fillimi i 2019, teatrot publike të qyteteve nuk kanë marrë akoma mjetet financiare nga ky konkurs dhe kjo ka shkaktuar vazhdimisht dhe, po shkakton akoma, telashe, vështirësi dhe obligime në menaxhimin e tyre financiar, shkruan Syri Kosova.

Gjithashtu, ATQK ka bërë thirrje dhe kërkon nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sa më parë, të shqyrtojë kërkesën tonë rreth alokimit të këtyre mjeteve, në mënyrë që edhe teatrot ti kryejnë obligimet ndaj artistëve të angazhuar në këto projekte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco