Jo vetëm Diana Ziu dhe Erik Lloshi nxjerr të fshehtat e Festivalit të RTSH-së

Jo vetëm Diana Ziu dhe Erik Lloshi nxjerr të fshehtat e Festivalit të RTSH-së

08:25, 08/11/2019

Ka  ditë që kompozitorja e njohur Diana Ziu akuzon drejtuesit e Festivalit në RTSh për korrupsion në pranimin e këngëve.  

Por kompozitorja nuk është e vetme që akuzon jurinë e festivalit pasi dhe këngëtari i njohur Erik Lloshi është i pakënaqur nga kjo juri.

Këngëtari nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, kënga e tij është  refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

I ftuar së fundmi në emisionin "Semafor" në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

‘Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë", u shpreh Eriku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco