Sot është 88-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

Sot është 88-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

09:44, 28/01/2024

Sot, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, feston ditëlindjen e tij të 88-të.

Ai lindi më 28 janar të vitit 1936 në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës, në një familje bektashie qytetare.

Ai është një nga shkrimtarët më të shquar të Shqipërisë, i cili ka fituar dhe mirënjohje ndërkombëtare. Kadare ka fituar çmime si “Medalje e Artë e Lidhjes së Prtizrent”, Çmimi “Man Booker International” në Britani, “Princi i Asturias për Letërsinë” në Spanjë, “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë etj.

Disa nga veprat e tij më të shquara janë:

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
“Dimri i madh”
“Kronikë në gur”
“Kush e solli Doruntinën”
“Kështjella”
“Pallati i ëndrrave”
“Dosja H”
“Darka e gabuar”....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco